Një ciklon i fuqishëm i cili depërtoi tek ne gjatë fundjavës, ka sjellur reshje lokalisht të forta dhe stuhi në shumë pjesë të vendit, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
Reshjet po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa fare pak të reshura kishte në lindje të Kosovës.
Pra, dita e sotme po karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu, të cilat po shoqërohen me shkarkesa elektrike, të përqëndruara më shumë në Rrafshin e Dukagjinit. Në orët vijuese reshjet do të mbesin vetëm të izoluara në zona të caktuara. Temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme, me rreth 20 gradë maksimalet.
Nga dita e Martë do të ketë përmirësim të motit dhe ngritje të lehtë të temperaturave. Pra, deri në fundjavë moti parashihet me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të shtuara do të jenë të Mërkurën. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10 deri në 46 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 26°C. /MeteoKosova/