BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Shtunën, 11.03.2023

Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell në orët e mëngjesit, ku në zona të cakturara pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar.

Në orët vijuese apo rreth mesditës, pritet të arrijë fronti i ftohtë nga veriu, i cili deri në mbrëmje pritet të shtrihet deri në jug të vendit.

Fronti do të sjellë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë shkarkesë elektrike. Më vonë gjatë ditës dhe në mbrëmje, reshjet e shiut pritet lokalisht të përzihen apo shndërrohen në reshje bore edhe në zona të ulëta, kryesisht të përqëndruara në pjesë të Rrafshit të Kosovës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila gjatë kalimit të frontit do të zhvendoset nga kuadrati i veriut, ku në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 16°C. Pra, gjatë orëve të pasditës do të pësojnë ulje të theksueshme. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!