Për të Premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe me ngrica lokalisht.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej -2 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C. /MeteoKosova/