
Për të Premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë brymë dhe mjegull në ultësira.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes me shpejtësi prej 8-23 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 19°C. /MeteoKosova/