Për të Premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar përreth zonave malore. Këshillohet kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do të fryjë nga perëndimi me shpejtësi prej 15-38 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C. /MeteoKosova/