BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Mërkurën, 14.12.2022

Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku fillimisht në orët e para të 24-orëshit pritet të ketë reshje bore, shqotë dhe shi që ngrihet, përpara se e gjitha të konvertohet në reshje shiu në orët e mëngjesit.

Reshjet pritet thuajse të ndërpriten në pjesën e parë të ditës, për t’u pasuar me një valë të re me të reshura shiu vonë pasdite dhe në mbrëmje.

Lokalisht reshjet do të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat pritet të sjellin edhe vërshime, e veçanërisht në Pejë.

Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, me minimale të cilat do të luhaten prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 6°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!