BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Martën, 29.11.2022

Për të Martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës, ndërsa mëngjesi pritet të jetë me acar, ku do të krijohen edhe kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.

Gjithashtu, bryma do të jetë e pranishme në ato vende ku mbretëron kthjelltësia gjatë natës, andaj keni kujdes gjatë vozitjes!

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe i lindjes me shpejtësi prej 10-26 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 7°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!