
Për të Martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat pritet të intensifikohen gjatë orëve të pasditës, e sidomos në mbrëmje.
Reshjet më pak të përqëdruara do të jenë në zonën perëndimore, veriperëndimore, veriore dhe atë verilindore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C. Gjatë orëve të pasdites pason ulja e temperaturave. /MeteoKosova/