BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Martën, 04.04.2023

Për të Martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu e bore gjatë orëve të para të 24-orëshit, të cilat deri në mëngjes pritet e gjitha të shndërrohet në borë në pjesën dërrmuese të vendit.

Gjatë ditës reshjet do të vazhdojnë në zona të caktuara me intensitet më të ulët, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet intensifikim i tyre.

Lokalisht reshjet e borës do të jenë të dendura, duke krijuar edhe shtresa.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!