BallinaKosovë

Java e parë e Prillit nën “pushtetin” e acarit polar, temperaturat ulen deri në -8 gradë Celsius!

Ashtu edhe siç pritej, cikloni i fuqishëm nga jugu si dhe masat e ftohta polare nga veriu, kanë krijuar një magji dimërore nga reshjet e dendura të borës në pjesë të shumta të vendit.

Reshjet e borës po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme (e Martë), të cilat në mbrëmje do të marrin intensfikim, lokalisht të dendura, sjellur shtresa të reja të borës.

Të Mërkurën, gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në mëngjes pritet të ketë reshje lokale bore. Dita do të vijojë kryesisht e vranët, përderisa reshjet e borës do të jenë të izoluara në zona të caktuara. Temperaturat do të shënojnë një ngritje të lehtë.

Të Enjten, gjatë orëve të para të 24-orëshit priten kthjellime të përkoshme, të cilat mund t’i zbresin ndjeshëm temperaturat, deri në -8°C në shkallë vendi. Dita do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë reshje të izoluar bore.

Nga dita e Premte priten edhe intervale me diell si dhe ngritje graduale e temperaturave gjatë ditës, ndërsa mëngjesi do të mbetet me acar, lokalisht me temperaturat mjaft të ulëta.

Fundjava do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa lokalisht priten reshje shiu e bore. Temperarat maksimale do të vazhdojnë të ngriten, ndërsa ato minimale do të mbesin të ulëta.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-42 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej -8 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 13°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!