BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të hënën, 27.07.2026

Të hënën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e disa sistemeve të stuhive, të cilat lokalisht do të sjellin rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Më pas, gjatë orëve të mëngjesit, pritet zhvillimi i linjave të organizuara të stuhive, sidomos në gjysmën e poshtme të Kosovës, me theks të veçantë në Rrafshin e Dukagjinit. Këto sisteme do të kenë lëvizje të ngadalta, duke qëndruar për një kohë më të gjatë mbi të njëjtat zona dhe duke sjellë reshje shumë intensive, shkarkesa rrufesh dhe rrezik të lartë për përmbytje. Nuk përjashtohet mundësia edhe për breshër lokal.

Gjatë orëve të pasdites nuk do të mungojnë intervalet me diell, ndërsa lokalisht mund të zhvillohen sërish rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, të cilat mund të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes.

Në disa zona, sasia e reshjeve mund të arrijë prej 50-100 mm, duke rritur ndjeshëm rrezikun për vërshime lokale.

Si pasojë e pluhurit saharian, reshjet do të jenë të përziera me baltë.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila në momente të caktuara, pritet të jetë në formë të stuhive, me shpejtësi prej 20-70 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa maksimalet prej 23 deri në 27°C.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!