
Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me shpejtësi prej 3-14 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 14°C. /MeteoKosova/