BallinaKosovë

Moti për javën e parë të vitit, ja si do nisë 2023-ta

Edhe java e parë e vitit 2023 do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të qëndrueshme atmosferike dhe atyre të ngrohta.

Si rrjedhojë, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, megjithatë në zona të caktuara, sidomos nëpër lugina dhe ultësira pritet prani e mjegullës dhe e vranësirave të ulëta gjatë orëve të mëngjesit, të cilat mund të mbesin të pranishme deri në mesditë apo edhe më gjatë, duke pamundësuar ndonjë ngritje më të lartë të temperaturave, për dallim nga vendet që do të kenë më shumë rreze dielli.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -2 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 14°C.

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!