Për të Enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit. Në zonat e larta malore priten reshje bore.
Gjatë pasditës priten edhe intervale kthjellimesh, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të dobët.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C. /MeteoKosova/