BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Enjten, 02.03.2023

Për të Enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku përpos reshjeve lokale gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, pasdite pritet vranësirat të marrin karakter zhvillimi, duke gjeneruar lokalisht rrebeshe shiu, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh.

Reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes, ndonëse më të izoluara.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-30 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!