Për të Dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat lokalisht do të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, kryesisht gjatë orëve të pasdites.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-35 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 21°C. /MeteoKosova/