BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Dielën, 14.08.2022

Për të Dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 13-50 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku minimalet do të luhaten prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish