BallinaKosovë

Orë me diell dhe reshje shiu, mësoni si do të jetë moti gjatë kësaj jave!

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike mirëpo edhe të atyre masave të ngrohta ajrore, sidomos në ditët vijuese.

Nën këto kushte, deri të Enjten moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe do të përcillen me reshje të pakta lokale.

Në ndërkohë, të Premten pritet të arrijë një ciklon nga Oqeani Atlantik, duke sjellur intensifikim të reshjeve në shkallë vendi. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, shoqëruar me ndonjë shkarkesë elektrike.

Dita e Shtunë do të vijojë me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Të Dielën pritet të depërtojnë masa të lagështa dhe të ftohta nga veriu i kontinetit, duke sjellur reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 17°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!