BallinaKosovë

Nuk i shihet fundi/ Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, njihuni me motin për këtë javë

Edhe gjatë kësaj jave vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, kjo si pasojë e zonave me presion të ulët atmosferik që kanë përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të kontinetit evropian.

Po ashtu, për shkak të masave të ftohta nga veriu i kontinentit, temperaturat do të mbesin dukshëm nën mesataren për këtë periudhë kohore.

Pra, gjatë kësaj jave moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe dhe lokalisht do të përcillen me reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër, sidomos të Martën dhe të Mërkurën.

Nga dita e Premte e në fundjavë, reshjet parashihet të mbesin më të pakta dhe më të izoluara.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht të Martën, me shpejtësi prej 18-70 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 9 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 23°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!