NJU JORK – Një tërmet 4.7 ballë goditi qytetin e Nju Jorkut dhe zonën përreth të premten në mëngjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 apo sipas zonës tonë kohore rreth orës 16:20.
Tërmeti ishte me qendër pranë Stacionit Whitehouse, Nju Xhersi, 64 km në perëndim të qytetit të Nju Jorkut, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Deri më tani nuk ka raportime për dëme.
Nuk është hera e parë që Bregu Lindor dhe qyteti i Nju Jorkut goditen nga një tërmet. Një tërmet me magnitudë prej 5.0 ballë u raportua në New York City në vitin 1884.
Tërmeti vjen vetëm disa muaj pasi USGS paralajmëroi se gati 75% e Shteteve të Bashkuara mund të përballen me tërmete dëmtuese në 100 vitet e ardhshme.
Në vitin 2011, një tërmet prej 5.8 shkallë të Rihterit goditi në Virxhinian dhe tronditi të gjithë Bregun Lindor. /CBCnews/MeteoKosova/