BallinaKosovë

Nga dita e Mërkurë mot tipik vjeshtor, ja çfarë pritet të ndodh këtë javë

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të ndikohet nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike, duke filluar nga dita e Mërkurë.

Deri atëherë, dy ditët e para të javës do të karakterizohen me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, përderisa mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta, duke krijuar edhe kushte për mjegull, ndërsa dita do të jetë më e ngrohtë, me temperatura mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar ditën e Martë.

Në ndërkohë, të Mërkurën do të depërtojë gradualisht një ciklon nga Italia, duke sjellur shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu.

Nga dita e Enjte dhe në fundjavë, moti do të karakterizohet kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, ku ka mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike. Në zonat malore edhe reshje bore. Njëkohësisht temperaturat do të pësojnë ulje.

Reshjet më intensfikuara parashihet të jenë të Enjten dhe në fundjavë, ndërsa të Premten do të jenë të pakta dhe të izoluara. Si pasojë e reshjeve të shumta, mund të ketë edhe vërshime, specifikisht në Rrafshin e Dukagjinit!

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në zona të caktuara, konkretisht të Mërkurën, të Enjten dhe në fundjavë, me shpejtësi prej 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 18°C.

Për çdo ndryshim eventual, ju ftojmë t’i ndiqni informatat tona ditore në platformën më të saktë meteorologjike në Republikën e Kosovës. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!