BallinaKosovë

Nga diell në stuhi, ja çfarë pritet të ndodh të Premten

Vendi ynë është ndikuar tashmë nga masat e ngrohta ajrore dhe përkohësisht të qëndrueshme, me ç’rast po karakterizohet nga moti kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale të cilat po arrijnë rreth 30°C.

Të Premten, moti do të nisë me diell dhe vranësira, ku pritet gradualisht të depërtojnë masa më të freskëta dhe të lagështa ajrore, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh. Po ashtu, do të ketë fuqizim edhe në parametrin e erës nga kuadrati i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!

Dita e Shtunë do të karakterizohet me diell dhe vranësira, përderisa nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar. Temperaturat nuk do të jenë të aq të larta.

Dita e Dielë do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 29°C, ku e Shtunja pritet të jetë me temperaturën më të ulët në shkallë vendi.

Kushte të ngjashme me ato të Premtes parashihet t’i ketë edhe Mali i Zi, Shqipëria, kryesisht pjesa veriore dhe lindore si dhe Maqedonia e Veriut. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!