BallinaKosovë

Moti i paqëndrueshëm na shoqëron deri të Martën, më pas pritet stabilizim

Rrebeshet e shiut dhe shkarkesat elektrike na shoqërojnë vetëm edhe në dy ditët e para të javës, më pas dominojnë kthjellimet por nuk do të jetë nxehtë deri në fundjavë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, cikloni i cili përfshiu Evropën perëndimore, arriti edhe tek ne gjatë javës së kaluar, ndonëse dukshëm më i dobësuar por prapë i fuqishëm, duke sjellur rrebeshe shiu, herë-herë rrëke, breshër, erëra të fuqishme dhe shkarkesa të ashpërta rrufeje! Si rezultat i këtyre kushteve, shumë vende të Kosovës u vërshuan.

Ky sistem, do të vazhdojë të na përcjell deri të Martën, kur edhe do të përfundojë gjithçka.

Nga dita e Mërkurë do të kemi stabilizim të kushteve të motit, megjithatë, masa të freskëta ajrore dhe kryesisht të thata pritet të depërtojnë nga veriu i kontinentit. Nën këto kushte, do të kemi diell dhe vranësira të pakta kalimtare, e në ndonjë zonë të caktuar mund të ketë ndonjë reshje afatshkurtër shiu, konkretisht përreth viseve malore.

Në fundjavë, specifikisht të Dielën, kemi shtrirjen graduale të masave të nxehta Afrikane.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 20-50 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 33°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!