BallinaKosovë

Aktivizohet i nxehti Afrikan, Korriku mbyllet me temperatura jashtëzakonisht të larta, deri në 39 gradë Celsius në rang vendi

Pas një javë e cila ishte disi më e freskët, sidomos në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes, gjatë kësaj jave të fundit të Korrikut, do të kemi rikthimin e masave të nxehta Afrikane.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa sot dhe të Mërkurën, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, ku ka mundësi edhe për breshër.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-60 km/h!

Temperaturat minimale pritet të luhaten prej 16 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 39 gradë Celsius. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!