BallinaKosovë

Moti bën ndryshimin e menjëhershëm, ja çfarë pritet të ndodh nga fundjava

Nga sot kanë filluar të shtrihen gradualisht masat e ngrohta, duke sjellur intervale të gjata me diell dhe ngritje të ndjeshme të temperaturave.

Këto kushte do të vazhdojnë edhe të Premten, përderisa temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, duke kapur vlerat rreth 20°C. Vonë në mbrëmje, rreth mesnatës, pritet të ketë reshje lokale shiu.

Nga dita e Shtunë, do të përkeqësohen kushtet e motit, moti do të vazhdojë ende të jetë i ngrohtë, i karakterizuar me vranësira dhe intervale me diell, mirëpo lokalisht do të ketë kohë pas kohe reshje shiu, të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë.

Të Dielën priten vranësira më të shtuara dhe kohë pas kohe reshje lokale shiu, ndërsa temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë.

Nga java e ardhshme, pritet sërish të depërtojnë masat e ftohta polare, duke sjellur fillimisht reshje shiu, e më pas pritet e gjitha të shndërrohet në borë. Temperaturat do të pësojnë ulje drastike.

Për të gjitha këto do të informoheni më detajisht në postimet tona të radhës. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!