BallinaKosovë

Mëngjesi i së Hënës me acar të madh, kaq pritet të zbresin temperaturat

Që nga dje vendi ynë është përfshirë nga masat e ftohta me origjinë polare, të cilat sollën reshje shiu e bore, këto të fundit të përqëndruara kryesisht në pjesë të Rrafshit të Kosovës.

Dita e sotme po mbanë me diell dhe vranësira të pakta por i ftohtë, për shkak të masave prezente në fjalë, duke bërë që temperaturat maksimale të variojnë prej 5 deri në 11 gradë Celsius në shkallë vendi.

Në këtë mënyrë, gjatë natës së sotme do të vazhdojë të mbajë mot i kthjellët, duke u mundësuar masave të ftohta të zhyten plotësisht, ku minimalet do të luhaten prej -7 deri në -2°C.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, përderisa temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, me maksimale prej 11 deri në 14°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!