BallinaKosovë

Mbizotërim i kthjellimeve dhe rritje e temperaturave, ja në cilën ditë pritet të ketë shi

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet kryesisht nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Si rrjedhojë, dita e sotme u karakterizua kryesisht me diell dhe me temperatura të larta.

Të Martën priten vranësira dhe intervale kthjellimesh, të cilat kohë pas kohe në zona të caktuara do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtër shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Nga dita e Mërkurë e deri në fundjavë parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar. Po ashtu, temperaturat do të shënojnë ngritje graduale nga dita në ditë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në pjesën e dytë të javës, me shpejtësi prej 15-41 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 34°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!