BallinaKosovë

KUJDES! Sasi e madhe reshjesh, rrezik për përmbytje dhe shembje të dheut gjatë kësaj jave

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave disi më të freskëta ajrore në krahasim me javën e kaluar.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, të cilat kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.

Po ashtu, nuk do të mungojnë as intervalet me diell, sidomos të Mërkurën.

Reshjet më intensive parashihen sot dhe pjesërisht të Martën, për të vazhduar me intensitet më të lartë në pjesën e dytë të javës, konkretisht nga dita e Enjte e në fundjavë.

Si pasojë e reshjeve të shumta dhe të vazhdueshme, pritet të shkaktohen përmbytje të shpejta, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik i mundshëm për shembje të dheut.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-50 km/h!

Në aspektin termik, temperaturat do të jenë më të ulëta në përgjithësi krahasuar me javën e kaluar, me përjashtim të së Mërkurës. Minimalet do të luhaten prej 10 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 28°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!