BallinaKosovë

Ku mbeti dielli? Mjegull dhe vranësira të ulëta në Kosovë. Çfarë po ndodh me motin?!

Ndonëse sonte në orën 22:48, 21 Dhjetor 2022, hyjmë zyrtarisht në stinën e Dimrit, ndërsa ditëve të fundit kanë depërtuar zonat me presion të lartë atmosferik dhe masat e ngrohta ajrore, të cilat po sjellin mot të qëndrueshëm.

Nën këto kushte, moti do të duhej të ishte kryesisht me diell por për shkak të reshjeve të shumta që kanë përfshirë javën e kaluar, me ngritjen e temperaturave dhe presion të lartë atmosferik, kanë shkaktuar edhe mjegull të radiacionit si dhe vranësira të ulëta.

Kjo mjegull është e qëndrueshme sepse dita tani është e shkurtër, nuk kemi reshje dhe erëra, e cila do ta kishte bërë sadopak ekuilibrin termik të troposferës, pastaj lartësitë mbidetare mbi 750m, kemi diell i cili vepron gjithnjë mbi sipërfaqe, duke krijuar kushte që edhe më tej të formohen mjegullat apo të mbesin vranësirat e ulëta.

Pse ndodh kjo?

Zakonisht në dimër, mjegulla e radiacionit krijohet kur toka ftohet nën qiellin e pastër të natës nga rrezatimi termik. Gjersa toka ftohet, po kështu edhe ajri drejtpërsëdrejti lart. Dhe duke qenë se ajri më i ftohtë mbanë më pak lagështi, sa më shumë të bjerë temperatura, aq më shumë lagështia kondensohet për të formuar shtresa të mjegullës.

Disa faktorë janë kombinuar për ta bërë mjegullën lokalisht më të dendur. Së pari, siç e përmendëm më lart, pothuajse e gjithë vendi pati reshje të shumta javën e kaluar, duke e bërë tokën me shumë lagështi. Temperaturat e ngrohta të ditës nënkuptojnë se ajri mund të mbajë më shumë lagështi se zakonisht, kështu që ka më shumë për t’u kondensuar gjatë natës.

Kësaj i shtohet edhe sistemi i presionit të lartë mbi vendin tonë, i cili ka sjellë qiell të pastër, duke bërë që netët e ftohta dhe era fare pak e pranishme të formojnë mjegullën. Mjegulla e radiacionit normalisht ngrihet në mëngjes herët kur lind dielli dhe ngroh tokën. Por mjegulla e dendur mund të bllokojë pjesën më të madhe të ngrohjes, duke bërë që ajo të qëndrojë deri në mesditë ose më gjatë.

Mot i qëndrueshëm, ajër më i ndotur!

Pra, gjatë verës, shtresa më e ulët e atmosferës është më e ngrohtë dhe më e lehtë në krahasim me dimrin, gjë që e bën të lehtë ngritjen e ajrit lart. Si rezultat, ndotësit largohen nga toka. Megjithatë, gjatë dimrit, ajri pranë atmosferës së tokës është i dendur dhe më i freskët.

Ajri i ngrohtë bllokon ajrin e ftohtë dhe formon një lloj kapaku atmosferik, i cili njihet si “përmbysje apo inversion”. Efektet e përmbysjes janë të forta gjatë natës për të cilat cilësia e ajrit përkeqësohet gjatë natës. Kjo është arsyeja pse ekspertët ju këshillojnë të shmangni shëtitjet në mëngjes apo ushtrimet në mëngjes pasi nivelet e ndotjes janë të larta.

Edhe sa ditë do të vazhdojë moti kështu?

Edhe nesër nuk priten lëvizje të shumta të ajrit, moti normalisht parashikohet me diell dhe vranësira të pakta, mirëpo për shkak të efektit të pranishëm, vranësirat dhe mjegulla mund të mbesin të pranishme.

Në ato zona ku ka rreze dielli, temperaturat do të ngriten ndjeshëm në vlerat maksimale për shkak të masave të ngrohta, deri rreth apo mbi 10°C, sidomos nga dita e Premte dhe në fundjavë, ndërsa në zonat ku vazhdon mjegulla apo vranësirat e ulëta, temperaturat do të mbesin mjaft të ulëta.

Megjithatë, pasditen e së Premtes, sidomos në fundjavë, mund të kemi lëvizje më të shumta të ajrit si dhe vranësira të stadeve më të larta të troposferës, ku mund të gjenerojnë edhe reshje të izoluara shiu, me ç’rast do t’i shpërndanin vranësirat e ulëta dhe mjegullën. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!