
Temperaturat dimërore po vërehen në ditët e para të Prillit në shumë zona të Evropës Qendrore dhe Perëndimore, ndryshe nga zonat e Evropës Lindore (dhe Lindjes së Mesme) ku temperaturat arrijnë nivelet e verës. Diferenca e temperaturës në Evropën Perëndimore dhe Lindore tejkaloi 35°C!
Më konkretisht, temperaturat maksimale ditën e sotme, 2 Prill, në Evropën Perëndimore dhe Qëndrore variuan nga 0°C deri në 10°C, ndërsa në periferi të qyteteve kryesore në Francë, Gjermani dhe Poloni janë regjistruar edhe temperatura negative. Përkundrazi, në Evropën Lindore dhe veçanërisht në Evropën Juglindore temperaturat maksimale arriten deri në 33°C, ndërsa në Egjipt dhe Jordani deri në 40°C! /MeteoKosova/