BallinaKosovë

Java nisë me ngritje temperaturash dhe të reshura lokale, më pas ndryshon situata meteorologjike

Kjo javë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, mirëpo të masave më të ngrohta ajrore, të pranishme deri të Enjten, kur edhe pritet të ndryshojë tabloja termike.

Nën këto kushte, dita e sotme do të mbetet kryesisht e vranët deri në pjesën e parë të ditës, më pas gjatë orëve të pasdites pritet vranësirat të tërhiqen, me ç’rast edhe temperaturat do të shënojnë ngritje. Në mbrëmje pritet sërish shtim i vranësirave.

Të Martën do të kemi depërtimin e një fronti të dobësuar, i cili do të sjellë kryesisht reshje lokale bore që nga orët e hershme të mëngjesit, me mundësi që të përzihen me ato të shiut gjatë ditës. Përpos reshjeve lokale, do të ketë edhe intervale me diell si dhe fuqizim në parametrin e erës me drejtim verior.

Të Mërkurën reshjet do të pushojnë përkohësisht, mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, përderisa moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira e me ngritje të temperaturave.

Të Enjten pritet fillimisht të kemi një front të dobësuar dhe kalimtar, i cili parashihet të arrijë gjatë orëve të hershme të mëngjesit, duke sjellur reshje lokale bore. Dita më pas do të vijojë me diell dhe vranësira, ku vonë pasdite pritet të arrijë fronti tjetër, i cili do të sjellë reshje lokale shiu e bore, ku deri në orët e mbrëmjes pritet të shndërrohet e gjitha në borë, respektivisht në zonat ku ka të reshura. Lokalisht reshjet mund të jenë intensive, të cilat mund të shoqërohen edhe me ndonjë shkarkesë elektrike.

Dita e Premte do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta ajrore, i dominuar me vranësira dhe intervale me diell, e lokalisht edhe me reshje të pakta bore.

Te Shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundësi për reshje të izoluara bore. Mëngjesi do të jetë me acar të madh, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të kalojnë në vlera pozitive.

Dita e Dielë parashikohet me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu dhe bore. Temperaturat shënojnë ngritje.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-50 km/h!

Temperataturat minimale do të luhaten prej -7 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 10°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!