BallinaKosovë

Java nisë me mot pranveror, nga e mërkura reshje intensive dhe ulje e temperaturave, ja çfarë pritet

Edhe gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Dy ditët e para të javës do të karakterizohen me diell dhe vranësira të pakta, megjithatë në mbrëmjen e së martës nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar shiu.

Nga dita e mërkurë do të depërtojnë masa të ftohta dhe të lagështa. Moti parashikohet i vranët dhe me reshje intensive në të gjithë vendin. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Temperaturat pësojnë ulje të theksueshme.

Nga dita e enjte pritet një përmirësim afatshkurtër në kushtet e motit. Kështu, parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat shënojnë një ngritje fare të lehtë, pra, do të jetë mot i butë.

Edhe dita e premte parashikohet pak a shumë me kushte të ngjashme, ndërsa gradualisht orëve të pasditës apo mbrëmjes, pritet të arrijnë reshje të reja.

Të shtunën vendi do të mbetet nën ndikimin e ciklonit të ri me origjinë nga Oqeani Atlantik, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, e kohë pas kohe edhe me reshje lokale shiu, në momente të caktuara në formë të rrebesheve. Në zonat malore parashihen reshje bore. Po ashtu, pritet fuqizim i ndjeshëm në parametrin e erës.

E dila vijon kryesisht e vranët dhe me reshje lokale shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme në pjesën e dytë të javës, sidomos të shtunën, me shpejtësi prej 20-70 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 22°C. Pra, dy ditët e para të javës do të mbesin me temperatura të larta, më pas nga e mërkura me ulje të theksueshme të temperaturave. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!