BallinaKosovë

Java nisë me kushte të qëndrueshme, ndërsa në pjesën e dytë të javës ndryshon situata meteorologjike

Vendi ynë po vazhdon të mbetet nën ndikimin e zonave me presion të lartë atmosferik apo thënë ndryshe nga zonat anticiklonike.

Nën këto kushte, këto masa do të favorizojnë mot me diell dhe temperatura më të larta gjatë ditës për këtë periudhë kohore, ndërsa mëngjeset do të mbesin të ftohta.

Kjo gjendje do të na shoqërojë deri të Mërkurën, pasiqë nga dita e Enjte do të pasojnë masa më të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit, duke sjellur shtim të vranësirave dhe mundësi për ndonjë reshje të izoluar. Njëkohësisht, edhe temperaturat pësojnë ulje.

Të Premten, pas mëngjesit mjaft të ftohtë, ku temperaturat minimale mund të zbresin edhe në vlera negative, dita parashihet të vijojë kryesisht me diell dhe me ngritje të temperaturave.

Fundjava parashihet me vranësira dhe intervale me diell, ku të Dielën mund të ketë edhe reshje lokale shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 20-50 km/h, përkatësisht në pjesën e dytë të javës.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -1 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 22°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!