BallinaKosovë

Java nisë me diell dhe temperatura të larta, më pas pritet ndryshim drastik i motit

Vendi ynë gjatë ditëve të para të Nëntorit do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Kjo si pasojë e anticiklonit të fuqishëm afrikan, i cili po sjell edhe masa të ngrohta ajrore.

Si rrjedhojë moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta deri të Premten, ku mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta, ndërsa ditët relativisht të ngrohta.

Nga dita e Enjte, temperaturat gradualisht do të pësojnë ulje të lehtë, ndërsa të Shtunën pritet të depërtojnë masa të ftohta ajrore, duke shembur më në fund bllokadën anticiklonike, e cila ka mbërthyer vendin që nga data 15 Tetor.

Këto masa të ftohta parashihet në fundjavë të sjellin ulje të theksueshme të temperaturave, të përcjellura me reshje shiu, ndërsa në zonat malore mund të ketë edhe reshje bore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, ndërsa në fundjavë do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-50 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 25°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!