Edhe në javën e parë të Dhjetorit moti do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Si rrjedhojë, dita e sotme po karakterizohet me diell dhe vranësira të ulëta, të cilat në orët vijuese të ditës parashihet të tërhiqen.
Nga dita e martë pritet gradualisht të shtrihen masa të lagështa ajrore por jo aq të ftohta, ku lokalisht do të ketë reshje të pakta shiu dhe bore.
Edhe të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe e me të reshura, të cilat do të jenë kryesisht në formë të shiut, ndërsa në zonat malore reshje bore.
Nga dita e enjte do të depërtojnë masa më të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellur reshje shiu e bore. Reshjet në formë të borës parashihen më të shumta në Rrafshin e Kosovës, ndërsa më të pakta do të jenë në atë të Dukagjinit.
Të premten do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundësi për ndonjë reshje të izoluar.
Sa i përket fundjavës, parashikohet me diell dhe vranësira të pakta, përderisa edhe masat e ftohta pritet të zbehen.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-36 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 8°C. /MeteoKosova/