BallinaKosovë

Java e fundit e Tetorit nisë me temperatura jashtëzakonisht të larta, por ja si do të vazhdojë

Java e fundit e Tetorit po vazhdon të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe nga masat e ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika veriore, me ç’rast po mbanë mot me diell dhe vranësira të pakta. Mëngjeset dhe mbrëmjet po janë të ftohta, ndërsa ditët relativisht të ngrohta.

Pra, gjatë kësaj jave vendi ynë do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta kalimtare, ku si pasojë e masave të ngrohta ajrore, pritet të regjistrohen edhe temperatura mjaft të larta në fillim të javës, mbi 10°C mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

Nga dita e Mërkurë do të fillojnë gradualisht të dobësohen masat e ngrohta, ku më e ndjeshme do të jetë në fundjavë, me ç’rast maksimalet do të sillen rreth apo nën vlerën 20°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit në fillim të javës, ndërsa nga dita e Mërkurë do të zhvendoset kryesisht nga kuadrati i veriut, me shpejtësi 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 28°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!