BallinaBotë

Japonia u thotë miliona njerëzve që të kursejnë energjinë elektrike si pasojë e nxehtësisë rekord

Japonia po kërkon nga rreth 37 milionë njerëz që jetojnë në dhe rreth Tokios që të përdorin më pak energji elektrike dhe ajër të kondicionuar me racione edhe në mes të një vale rekord të nxehtësisë ku parashihet që temperaturat në disa pjesë të vendit të kalojnë 40°C.

Qeveria u bëri thirrje qytetarëve në kryeqytet që të fikin dritat dhe ndërprerësat e rrymës për tre orë pasdite dhe të përdorin ajrin e kondicionuar “në mënyrë të duhur”, gjersa vendi po përballet me mungesat në rritje të energjisë.

Të Martën, Tokio përjetoi nxehtësi përvëluese për të katërtën ditë radhazi, pasi vendosi rekorde për muajin Qershor në fundjavë.

Pra, të Shtunën, temperaturat në kryeqytet arritën 35.4°C, ndërsa qyteti i Isesaki në veriperëndim të Tokios arriti në 40.2°C, duke thyer rekordin e të gjitha kohërave të Qershorit që nga viti 1875.

© Philip FONG
Agjencia japoneze e motit ka shpallur fundin më të hershëm ndonjëherë të sezonit të shirave në rajonin e Tokios dhe një zonë fqinje

Ndërkohë, Qyteti Nagano në Japoninë qendrore arriti deri në 35.1°C dhe distrikti Takada në prefekturën Niigata në bregun perëndimor regjistroi temperaturen prej 36.7°C.

Temperaturat e larta parashikohen të zgjasin për pjesën tjetër të javës dhe ndoshta do të përkeqësohen, që do të thotë se kërkesa për energji ka të ngjarë të rritet pasi banorët qëndrojnë në shtëpi dhe ndezin ajrin e kondicionuar.

Vala e të nxehtit në Japoni është vetëm një nga shumtat që ndodhin në mbarë botën pasi shkencëtarët paralajmërojnë se moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë për shkak të përkeqësimit të ndryshimeve klimatike. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!