
Edhe gjatë kësaj jave vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Nën këto kushte moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë edhe reshje lokale shiu në intervale të ndryshme kohore.
Orët e pasditës dhe mbrëmjes do të jenë ato ku reshjet pritet të jenë më të infensfikuara, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe mundësi për breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 28°C. /MeteoKosova/