BallinaRajon

Greqia pritet të tronditet nga përmbytjet katastrofale, sasia e reshjeve e barabartë sa 3 vite në Kosovë

Një ciklon i fuqishëm i pozicionuar mbi detin Mesdhe, ka shkaktuar reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta në mbrëmjen e së Hënës në Greqi, pjesë e një fenomeni të pafavorshëm të motit të quajtur Daniel, që preku pjesën më të madhe të rajoneve kontinentale, Jonit dhe Egjeut verior.

Ky sistem i fuqishëm po sjellë vranësira dhe erëra mjaft të fuqishme në Kosovë, me shpejtësi deri në 70 km/h!

Sistemi i regjistrimit të rrufesë Zeus i Observatorit Kombëtar të Athinës regjistroi mbi 7000 goditje. Që nga ora 18:30, sistemi i automatizuar i rrjeteve meteorologjike të Observatorit kishte regjistruar reshjet më të larta në Zagora në malin Pilio, me 103 mm.

Në Selanik, shiu i dendur dhe aksidentet e trafikut krijuan bllokime në unazën dhe në qytet, banorët e të cilit morën mesazhe paralajmëruese në celularët e tyre nëpërmjet numrit të urgjencës 112, duke i paralajmëruar për mot të rrezikshëm, përfshirë stuhi breshëri nga nata e së Hënës dhe deri në 24 orët e ardhshme.

Departamenti i zjarrfikësve tha se një burrë vdiq në Volos kur një mur u shemb dhe ra mbi të, ndërsa një tjetër u raportua i zhdukur, i cili besohet se ishte përfshirë nga përmbytjet.

Autoritetet dërguan gjithashtu sinjalizime nëpërmjet celularëve në disa zona të tjera të Greqisë qendrore, në zinxhirin e ishujve Sporades dhe në ishullin Evia, duke paralajmëruar njerëzit që të kufizojnë lëvizjet e tyre jashtë për shkak të stuhisë.

Sasia totale e reshjeve në Greqi deri në mbrëmjen e së Enjten apo deri në orët e para të ditës së Premte, pritet të arrijë një sasi deri në 1500 mm, e disa modele meteorologjike parashohin një sasi totale edhe deri në 2000 mm, e cila është e barabartë sa norma vjetore e reshjeve për 2-3 vite në Kosovë, me ç’rast pritet të ketë viktima të shumta si pasojë e përmbytjeve masive!

Moti ekstrem vjen pas zjarreve të mëdha që goditën Greqinë gjatë javëve të fundit, me disa djegie për më shumë se dy javë dhe duke shkatërruar pjesë të mëdha të pyjeve dhe tokave bujqësore. Më shumë se 20 njerëz u vranë nga zjarret.

Përmbytjet e mëdha në Greqi në vitin 2017 lanë të vdekur 25 persona dhe qindra të pastrehë. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!