Pas stuhive të fuqishme që karakterizuan pjesë të ndryshme të Kosovës, edhe Gjilani u përfshi nga erërat e fuqishme, të cilat arriten shpejtësinë maksimale deri në 63 km/h!
Kjo shpejtësi nuk është regjistruar që nga Gushti i vitit 2020, ku më 15 Gusht arriti shpejtësinë deri në 69.2 km/h, ndërsa më 18 Gusht arriti shpejtësinë deri në 64.4 km/h!
Këto informata janë regjistruar nga “Stacioni Personal Meteorologjik” në Gjilan. /MeteoKosova/