BallinaKosovë

Furtuna të fuqishme dhe rrezik nga përmbytjet lokale, mot më stabil në pjesën e dytë të javës

Vendi ynë gjatë këtyre ditëve do të mbetet nën ndikimin e masave të freskëta dhe të ciklonit të fuqishëm, i cili gjendet mbi rajonin tonë.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh, përderisa kohë pas kohe priten zhvillime të fuqishme të vranësirave, duke sjellur rrebeshe lokale shiu (herë-herë rrëke), breshër, erëra të fuqishme dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të ashpërta.

Ky ciklon do të vazhdojë të jetë aktiv të pakten deri në mesjavë, kur edhe pritet gradualisht të largohet nga rajoni ynë, duke mbetur vetëm reshjet e izoluara në zona të caktuara.

Qyteti i Gjilanit është goditur tashmë tri herë nga stuhi të fuqishme në fundjavën që e lamë pas, ku edhe u shkaktuan vërshime, ndërsa sipas parashikimeve të fundit, këto ditë, qyteti në fjalë është sërish në shënjestër për stuhi të fuqishme, me ç’rast gjendja do të përkeqësohet nga vërshimet e shumta!

Nga dita e Enjte apo e Premte, pritet të shtrihen masa më të ngrohta ajrore, duke sjellur intervale më të gjata me diell dhe ngritje të temperaturave, përderisa reshjet do të mbesin të izoluara në zona të pakta.

Edhe fundjava parashihet me kushte të ngjashme.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-60 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 30°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!