
Masa të lagështa me origjinë nga Afrika e Veriut do të depërtojë gradualisht në fundjavë, e sidomos të Dielën, duke bartur me vete edhe koncentrime të pluhurit Saharian, ku si pasojë gjatë kohës me të reshura, do të jenë të shoqëruara me baltë.
Po ashtu, gjatë kohës kur nuk ka të reshura, mund të vërejm edhe një zbehje të lehtë të qiellit, duke marrë një pamje të turbullt, sidomos gjatë intervaleve me kthjellime.
Pluhuri Saharian nuk është edhe i pazakontë tek ne, zakonisht e kemi të pranishme kur kemi depërtim të masave të ngrohta ajrore gjatë ditëve të nxehta, sidomos gjatë verës, të cilat nganjëherë shoqërohen apo kombinohen me kushte të paqëndrueshme apo të lagështa atmosferike, me ç’rast të reshurat përzihen edhe me baltë. /MeteoKosova/
