BallinaKosovëRajon

Stuhi të forta dhe përmbytje, vera merr fund përfundimisht! Çfarë ndodh nga dita e Premte dhe në vazhdim?

Dita e sotme u dominua nga i nxehti Afrikan, i cili kushtëzoi mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, të cilat arriten deri në 31°C në Gjilan dhe Kamenicë.

Një ciklon i fuqishëm i cili vie nga veriperëndimi i kontinentit, i përcjellur nga një sistem parafrontal, tashmë ka përfshirë Italinë, Austrinë dhe pjesë të Ballkanit, si: Kroacinë, Bosnje dhe Hercgovinën dhe Serbinë, ndërsa të Premten dhe të Shtunën pritet të përfshijë Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Bullgarinë dhe Rumaninë.

Këto stuhi të fuqishme do të sjellin kohë pas kohe rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh, breshër, erëra mjaft të fuqishme me shpejtësi deri në 80 km/h dhe vërshime, ku zonat më rrezikuara pritet të jenë jugu i Malit të Zi, si: Ulqini dhe Bari, po ashtu dhe veriperëndimi i Shqipërisë, konkretisht Shkodra, Lezha, Velipoja, Shëngjini, etj.

Stuhitë më të përhapura pritet të jenë të Shtunën, kur edhe pritet depërtimi i frontit të ftohtë, ndërsa reshjet më pakta do të jenë të Dielën, ku edhe priten intervale me diell.

Në aspektin termik, temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë në shkallë vendi të Premten, duke vazhduar me ulje të mëtejshme gjatë së Shtunës, përderisa të Dielën merr fund gjithçka, duke bërë që maksimalet të jenë nën vlerën 20°C në Kosovë, ndërsa në Shqipëri pak apo disa gradë mbi vlerën 20°C. Temperatura të ngjashme do të jenë edhe në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Nga java e ardhshme, vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta polare, ku edhe pritet të kemi goditjen e parë për këtë sezonë, duke bërë që vlerat minimale të ulen pranë pikës së ngrirjes.

Nën ndikimin e këtyre masave të ftohta, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku mund të ketë reshje shiu të Martën, e sidomos në pjesën e dytë të javës, ku maksimalet do të sillen rreth vlerës 10°C.

Si pasojë e temperaturave mjaft të ulëta, në zonat e thella malore pritet t’i kemi edhe reshjet e para të borës për këtë sezonë!

Për më shumë detaje sa i përket javës së ardhshme, ju informojmë në postimet tona të radhës apo edhe me motin javor të Hënën, varërisht nga ndryshimet eventuale në rrymat ajrore. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!