Për të Premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, duke filluar që nga orët e mëngjesit.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të luhaten prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27°C. /MeteoKosova/