Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Ka mundësi të ketë breshër në zona të caktuara, ndërsa lokalisht priten edhe vërshime.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku minimalet do të luhaten prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C. /MeteoKosova/