01.07.2023 – Dita e Shtunë u karakterizua gjatë pasditës me stuhi të forta në vend që erdhi si rezultat i sistemit të fuqishëm frontal nga jugperëndimi, duke sjellur lokalisht rrebeshe të vrullshme shiu, breshër e shkarkesa rrufesh, e po ashtu edhe erëra jashtëzakonisht të fuqishme, që shkaktuan edhe dëme materiale.
Nga ky sistem i fuqishëm frontal, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, gjegjësisht “Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA”, regjistroi shpejtësinë më të lartë të matur ndonjëherë që nga pas lufta, duke kapur vlerën deri në 113.3 km/h apo 61.2 kt (knot – njësi e shpejtësisë që zakonisht përdoret në aeroporte apo nga agjencitë e shërbimeve të nevigacionit ajror). /MeteoKosova/
Më poshtë mund të lexoni lajmin e plotë.