BallinaKosovëKuriozitete

Dimri nuk dorëzohet, nga e Hëna stuhi të forta shiu dhe reshje bore, temperaturat ulen deri në -5°C

Pas temperaturave të larta që kanë përfshi vendin tonë, të cilat të Premten arriten deri në 24°C në shkallë vendi, nga dita e Hënë do të depërtojë një masë e ftohtë me origjinë polare, duke sjellur reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe ulje të theksueshme të temperaturave.

Fillimisht reshjet do të jenë në formë të shiut, të cilat me ardhjen e frontit të ftohtë gjatë orëve të pasdites, e sidomos në mbrëmje, pritet të përzihen edhe me ato të borës në zona të caktura.

Era do të fryjë nga kuadrati i juperëndimit, ndërsa me ardhjen e frontit të ftohtë do të zhvendoset nga kuadrati i veriut, e cila në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi maksimale deri në 80 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale.

Të Martën vendi do të mbetet plotësisht nën ndikimin e masave të ftohta, e cila do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, e lokalisht do të ketë edhe reshje bore, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje. Temperaturat maksimale do të variojnë prej 3 deri në 6°C.

Po ashtu, era do të vazhdojë të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila shpesh herë do të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi maksimale deri në 65 km/h!

Nga dita e Mërkurë, pas mëngjesit me acar ku temperaturat pritet të ulen deri në -5°C në shkallë vendi, gjatë ditës do të shënojnë ngritje me maksimale rreth 10°C, ndërsa moti parashikohet me diell dhe vranësira. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!