BallinaKosovëRajon

Ciklone të shumta drejt nesh, vërshime në Shqipëri dhe Mal të Zi

Pas thatësirës eksteme që ka përfshirë vendin tonë, rajonin dhe më gjerë, nga dita e sotme dhe në vazhdim pritet destabilizim i fuqishëm në kushtet e motit.

Në orët vijuese pritet të ketë intensifikim të reshjeve në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat do të jenë me karakter lokal dhe në momente të caktuara në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Të Enjten dhe ditëve në vazhdim, do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me breshër dhe shkarkesa rrufesh, sidomos në Mal të Zi dhe Shqipëri, duke çuar vendin në vërshime lokale.

Në hartë është paraqitur sasia totale e reshjeve nga dita e Mërkurë e deri në Dielën në orën 24:00, ku shihen reshje enorme në Mal të Zi, ndërsa në Shqipëri pjesa veriore, verilindore, qëndrore dhe ajo jugore.

Po ashtu, do të ketë fuqizim në parametrin e erës nga kuadrati i jugut dhe jugperëndimit, e cila shpesh herë pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 40 deri në 100 km/h në Shqipëri, ndërsa në Kosovë prej 40 deri në 80 km/h!

Temperaturat do të ruajnë pak a shumë vlerat konstante të ditëve të mëparshme, ndërsa ulje e ndjeshme e tyre pritet në fundjavë, duke krijuar kushte edhe për borë, kryesisht në zonat malore, e duke mos përjashtuar mundësinë edhe për në disa zona të ulëta të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. /MeteoKosova/


Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!