
Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku në orët e mëngjesit pritet të ketë edhe vranësira të ulëta dhe mjegull lokalisht.
Vonë pasdite, sidomos në mbrëmje, do të ketë shtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta lokale shiu.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 7-19 km/h.
Temperaturat minimalet do të luhaten prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 11°C. /MeteoKosova/