BallinaKosovë

30.07.2022 – Parashikimi i motit për të Shtunën

Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, ku gjatë orëve të pasditës mund të ketë së pari ndonjë rrebesh të izoluar në zonat malore, ndërsa më vonë, sidomos në mbrëmje, pritet të ketë zhvillime të vranësirave, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër, më të përqëndruara në zonën veriperëndimore, veriore, verilindore dhe atë qëndrore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila vonë pasdite dhe në mbrëmje, pritet të zhvendoset nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.

VINI RE! Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore! /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!